
Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i intervistuar si i dyshuar në vitin 2019 nga Dhomat e Specializuara, del publikisht me një letër drejtuar gjykatës në Hagë dhe rikthen në qendër akuzat e Raportit të Dick Marty-t, të cilat i quan të paprovuara.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka rrëzuar akuzat për keqpërdorim detyre ndaj katër ish-zyrtarëve të lidhur me një kontratë riparimi të Korporatës Energjetike të Kosovës. Aktgjykimi nuk është i formës së prerë.

Në rastin e dytë ku Hashim Thaçi akuzohet për ndërhyrje në drejtësi, koha e fjalëve përfundimtare është ndarë me minuta: tri orë për Prokurorinë Speciale, dy orë për mbrojtjen e Thaçit. Seancat mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026.

Pas një dënimi të rrëzuar në Apel, ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe tre bashkëpandehur presin sot në ora 9:15 aktgjykimin e Gjykatës së Prishtinës për 53 milionë euro të paguara kompanisë “Bechtel & Enka”.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani, thotë se në njërin nga tri lokacionet e Zubin Potokut trupat duket se janë sjellë nga një varr tjetër, ndërsa te dy të tjerët janë gjetur fishekë dhe municion. Mbetjet mortore të 23 personave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Pas pesë vitesh nga të shtënat mbi autobusin shkollor në Gllogjan, tre anëtarë të familjes Mehmetaj janë shpallur të pafajshëm për vrasjen e trefishtë dhe u është ndërprerë paraburgimi. Prokuroria paralajmëron ankesë: "Beteja vazhdon".

Ministria daneze e Çështjeve Sociale ka arritur marrëveshje me 13 ish-banorë të jetimores Solgården në Tarm, duke pranuar "dështime të gjera dhe sistematike" dhe mungesë mbikëqyrjeje shtetërore. Secili prej tyre ka marrë nga 300.000 korona daneze.

Pak ditë para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, e cilëson procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit si "hakmarrje për lirinë e Kosovës".

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur planifikim të vonuar, konkurrencë të kufizuar dhe një konflikt të mundshëm interesi në prokurimin për mirëmbajtjen e autostradave "Ibrahim Rugova" dhe "Arbën Xhaferi".

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin ndaj një burri të Prizrenit të shpallur fajtor për fajde. Sipas aktakuzës, viktima kishte paguar dhjetëra mijëra euro kamata, ndërsa borxhi kryesor nuk lëvizte fare.

Një mosmarrëveshje familjare në Prizren përfundoi me një sulm me skalpel në qafë dhe në sup. I akuzuari u përgjigj shkurt para gjyqtares: "Po e pranoj dhe i kërkoj falje."

Nga qelia e Hagës, ish-presidenti Hashim Thaçi flet për sakrificën e familjes dhe shmang komentet për Albin Kurtin, ndërsa kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e cilëson “hero” dhe premton pritje “si çlirimtar” në Prishtinë.

Pas vdekjes së radhës së një punëtori nga tensioni elektrik, Prokuroria e Prishtinës ka ndaluar një person nën dyshimin për heqjen e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimin e sigurisë në punë.

Gjykata Themelore në Prizren i ka lënë në arrest shtëpiak dy infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të dyshuar se gjatë ndërrimeve të natës morën një pjesë të parave të arkëtuara nga pacientët.

Gjykata Themelore në Prizren mban sot seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre personave të dyshuar për fajde, sulm ndaj personit zyrtar dhe rrezikim të trafikut publik.

Në gjykim për tentim-vrasje me AK-47, Fatbardh Hamza së pari u deklarua "plotësisht fajtor" — para se, pas një konsultimi me avokatin, të kthehej dhe ta mohonte akuzën.

Shtetasi iranian i ndaluar në Aeroportin e Prishtinës me një pasaportë belge që nuk ishte e tij tashmë ka parashtruar zyrtarisht kërkesë për azil në Kosovë. Ai u ka thënë autoriteteve se ndihet i kërcënuar në vendlindje.

Gjykata Themelore në Pejë ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Vendimi për këtë rast do të shpallet më 24 gusht, në orën 14:30.

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, njoftoi se Inspektorati Mjedisor do të rrënojë disa objekte te Liqeni i Radoniqit në Gjakovë, të ndërtuara sipas saj pa leje në pronë publike.

Asnjë ofertë e përgjegjshme nuk u pranua për një prokurim prej 400 mijë eurosh, dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka anuluar tërësisht procedurën për blerjen e automjeteve që do të shërbenin për transportin e të burgosurve.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ta mbajë në paraburgim për një muaj shtetasin serb I.M., duke pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale që e ngarkon me pesë vepra penale.

Tre vjet pas dhunës që la dhjetëra ushtarë të KFOR-it të lënduar në veri të Kosovës, i dyshuari Igor Mirkoviq del para gjykatës në Prishtinë. Prokuroria Speciale kërkon paraburgim dhe e ngarkon me katër vepra penale.

Një gjykatë në Gjakovë ka shpallur fajtor një burrë që godiste, shtynte dhe kanoste nënën e tij të moshuar në shtëpinë e tyre — edhe pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër mbrojtjeje.

Prokuroria e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri që dyshohet se hyri në banesën e viktimës për t'i uruar festën, para se ta godiste për vdekje me thikë në qafë.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin prej katër vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë ndaj Beqir Hoxhës, të shpallur fajtor për fajde në Prizren, ku sipas aktakuzës viktima kishte paguar dhjetëra mijëra euro kamata për një hua fillestare prej 6 mijë eurosh.

Në gjykimin ndaj dy të akuzuarve për fajde në Prishtinë, dëshmitarët përshkruan një të dëmtuar të rraskapitur, që nuk kishte ngrënë prej ditësh dhe që sipas tyre pretendonte se ishte zhytur në borxhe deri në një milion euro.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrvënien e qëllimshme në lokalin “Gate Club” – një dëm prej afro një milion euro – dhe për djegien e një “Range Rover” me motiv të dyshuar hakmarrjeje.
