Një veturë ka rënë në greminë në Rugovë të Pejës rreth orës 20:45. Dy persona dyshohet se janë lënduar, ndërsa policia dhe autoambulanca kanë dalë në vendngjarje.

Një veturë ka përfunduar në greminë në Rugovë të Pejës, në një vetaksident që ka ndodhur rreth orës 20:45. Dyshohet se dy persona kanë mbetur të lënduar.
Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë automjetin të rënë në greminë. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë arritur policia dhe një autoambulancë.
Policia ende nuk ka konfirmuar gjendjen e të lënduarve dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Pas 50 vitesh në Kosovë, një familje nga Gjilani po largohet përgjithmonë. Vajza e tyre e mitur u rrah brutalisht nga bashkëmoshatare, ndërsa prindërit akuzojnë shkollën, shërbimet sociale dhe gjykatat se e lanë vetëm.

