Një armë me gjashtë fishekë, një sëpatë, një çekan dhe maska u gjetën në veturën ku policia ndaloi tre të dyshuar për vjedhjen e një dyqani gjatë natës në Skenderaj. Njëri prej tyre është i mitur dhe ka një masë gjyqësore aktive.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Një armë zjarri me gjashtë fishekë, një sharrë motorike, një sëpatë, një çekan dhe disa maska. Këto sende, sipas Policisë së Kosovës, u gjetën në një veturë të ndaluar në Skenderaj, ku tre persona u arrestuan të dyshuar për vjedhje të rëndë në një dyqan.
Policia bën të ditur se njësitë e saj, gjatë veprimeve operative, ndaluan një veturë të dyshuar me tre persona brenda. Në kontrollin e automjetit u sekuestruan gjithashtu kapela, orë dore, çakmakë, monedha, kartëmonedha euro dhe sende të tjera.
Sipas hetimeve fillestare, të tre dyshohen se, në bashkëkryerje, kanë vjedhur një dyqan gjatë natës në Skenderaj. Policia nuk ka bërë të ditur datën e arrestimit.
Me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit madhorë u ndaluan për 48 orë. I dyshuari i tretë, i cili është i mitur, iu dorëzua njësisë përkatëse të Policisë në Malishevë për procedura të mëtejshme ligjore, pasi ndaj tij ka raste të tjera dhe një masë gjyqësore aktive.
Kantieri i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë është bllokuar me vendim të Inspektoratit Qendror të Punës. Inspektorët gjetën parregullsi në sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

