Armët e zjarrit janë përdorur në mbrëmje në një nga lagjet e Gjakovës, ku raportohet se dy familje kanë hapur zjarr si pasojë e një konflikti mes tyre. Nuk ka të dhëna për të plagosur.

Krismat e armëve kanë trazuar mbrëmjen në zonën e Bllokut të Ri në Gjakovë, ku raportohet se dy familje janë përplasur me armë zjarri.
Sipas raportimeve të para, të shtënat kanë ndodhur mes dy familjeve dhe dyshohet se në zanafillë të incidentit qëndron një konflikt mes tyre. Deri tani nuk raportohet për persona të plagosur.
Policia nuk ka dalë ende me një qëndrim zyrtar për rastin, ndaj nuk dihet nëse ka pasur ndalime apo arrestime.

