Krismat e armëve të zjarrit trazuan mbrëmjen në Bllokun e Ri të Gjakovës. Dyshohet se pas tyre qëndron një konflikt mes dy familjeve, ndërsa deri tani nuk raportohet për të plagosur.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut të Ri në Gjakovë.
Sipas raportimeve, armët dyshohet se janë përdorur nga anëtarë të dy familjeve, mes të cilave paraprakisht kishte shpërthyer një konflikt. Natyra e mosmarrëveshjes nuk është bërë e ditur.
Deri tani nuk raportohet për persona të plagosur. Rrethanat e incidentit mbeten të paqarta, ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për rastin, as për ndonjë arrestim të mundshëm.
Në një pyll të Spanjës, Garda Civile zbuloi jo vetëm 72 bimë kanabisi, por edhe gjurmët e një të korrure prej rreth 1.000 bimësh dhe 220 kilogramë marijuanë me vlerë afër 413.000 euro. Katër shqiptarë nga Barcelona janë arrestuar.

