
Pjesë të dëshmive që deri tani ishin të fshehura në gjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të dalin para publikut. Trupi Gjykues II ka lejuar versione me më pak redaktime, por me mbrojtje për identitetin dhe sigurinë e dëshmitarëve.

Në një pyll të Spanjës, Garda Civile zbuloi jo vetëm 72 bimë kanabisi, por edhe gjurmët e një të korrure prej rreth 1.000 bimësh dhe 220 kilogramë marijuanë me vlerë afër 413.000 euro. Katër shqiptarë nga Barcelona janë arrestuar.

Një dënim me dy vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë për narkotikë kishte mbetur pa u vuajtur. Më 26 tetor, policia në Prishtinë arrestoi 28-vjeçarin që ishte në kërkim dhe e dërgoi drejt e në burg.

Një shtetas i Kosovës, i dyshuar se drejtonte veturën nga e cila u qëllua drejt dy vëllezërve, mbetet pas hekurave. Gjykata Federale e Zvicrës e rrëzoi ankesën e tij, duke përmendur rrezikun e arratisjes.

Krismat e armëve të zjarrit trazuan mbrëmjen në Bllokun e Ri të Gjakovës. Dyshohet se pas tyre qëndron një konflikt mes dy familjeve, ndërsa deri tani nuk raportohet për të plagosur.

Burri që dyshohet se qëlloi me armë zjarri në një rrugë të Gjakovës ka trokitur vetë në derën e policisë. Tani përballet me dy vepra penale dhe ndalim 24-orësh me urdhër të prokurorit.

Një market në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë u përfshi nga zjarri, por zjarrfikësit e vunë flakën nën kontroll dhe askush nuk u lëndua.

Në seancën e Kuvendit për vrasjen e Arlindës, ministrja e Drejtësisë pranoi se viktima nuk e mori mbrojtjen që kërkoi. Ajo shtoi se Qeveria nuk ishte e përfshirë, sepse askush nuk iu drejtua asaj.

Armët e zjarrit janë përdorur në mbrëmje në një nga lagjet e Gjakovës, ku raportohet se dy familje kanë hapur zjarr si pasojë e një konflikti mes tyre. Nuk ka të dhëna për të plagosur.

Raportimet që Arlinda Zekaj kishte bërë në polici para se të vritej janë tani nën lupë. Inspektorati Policor i Kosovës, me autorizim të Prokurorisë së Shtetit, do të verifikojë çdo hap të zyrtarëve policorë, përfshirë edhe atë që mund të mos jetë bërë.

Ajo kishte kërkuar ndihmë tri ditë para se të vritej. Tani Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë kanë 72 orë për të shpjeguar ku u këput zinxhiri i mbrojtjes.

Informacione për pjesëtarë të UÇK-së, për vrasjet e luftës dhe për shqiptarët në Siri, të shitura shërbimit sekret serb për deri në 700 euro në muaj. Gjykata e Apelit e Kosovës la në fuqi dënimin me gjashtë vjet burgim efektiv ndaj H.S.

Pothuajse të gjithë të prekurit nga fruthi në Kosovë nuk e kanë marrë vaksinën MMR. IKShPK paralajmëron se sëmundja është shumë ngjitëse dhe u bën thirrje prindërve të plotësojnë dozat e humbura.

Kantieri i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë është bllokuar me vendim të Inspektoratit Qendror të Punës. Inspektorët gjetën parregullsi në sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Dhjetë nga dymbëdhjetë vjedhjet e javës në rajonin e Ferizajt kanë ndodhur në vetë qytetin. Policia raporton edhe gjashtë raste të dhunës në familje dhe 31 arrestime me urdhra gjykate.

Brenda më pak se dhjetë muajsh, tetë gra në Kosovë janë vrarë nga dikush i familjes së tyre, shifra më e lartë vjetore e regjistruar që nga viti 2010. Gjithsej, 67 gra kanë humbur jetën në këtë mënyrë gjatë periudhës.

Shtatë vjet burgim në shkallë të parë, tani pendesë para gjykatës: 51-vjeçari nga Prizreni i kërkoi falje bashkëshortes, të cilën e kishte sulmuar me thikë bashkë me vajzën e tyre të mitur.

Ligji për Dhomat e Specializuara është kthyer në Kuvend, por sipas shefes së grupit të LVV-së askush nuk e di ende çfarë kërkohet të ndryshohet. Ndërkohë, Komisioni për Legjislacion ka katër javë kohë për ta shqyrtuar letrën e presidentes.

Lista e të akuzuarve për sulmin e armatosur në Banjskë zgjatet. Prokuroria Speciale ka çuar në gjykatë një aktakuzë të re ndaj të pandehurit S.R., i cili dyshohet se ishte pjesë e grupit që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023.

Mbi 16 mijë lodra të shpallura të pasigurta nuk do të arrijnë në duart e fëmijëve. Inspektorët e tregut kanë bërë 149 kontrolle brenda një jave dhe kanë bllombuar afro katër kilogramë metale të çmuara.

Një armë me gjashtë fishekë, një sëpatë, një çekan dhe maska u gjetën në veturën ku policia ndaloi tre të dyshuar për vjedhjen e një dyqani gjatë natës në Skenderaj. Njëri prej tyre është i mitur dhe ka një masë gjyqësore aktive.

Tetë gëzhoja dhe një fishek u gjetën në rrugën "Fitorja" në Hajvali të Prishtinës pas të shtënave me armë zjarri natën e së dielës. Policia bastisi shtëpitë e dy të dyshuarve, por nuk gjeti asgjë të dyshimtë.

Një mjet i dyshuar shpërthyes, sipas policisë me gjasë granatë dore, u gjet të dielën në Malishevë. Njësiti i deminimit i FSK-së e largoi pa asnjë incident.

Pas sanimit të defektit, njësia B2 e Termocentralit Kosova B u rindez në orën 02:00 të së hënës dhe në mëngjes nisi sërish të prodhojë energji elektrike dhe termike. KEK e quan rikthimin të arritur "brenda një afati rekord".

Një përleshje e së dielës në Prishtinë ka marrë kthesë penale: policia ka iniciuar rast për vrasje në tentativë dhe disa të dyshuar ndodhen në arrati. Tre persona të arrestuar për pjesëmarrje në rrahje janë liruar me vendim të prokurorit.

Katër burra u arrestuan, por vetëm dy përfunduan në mbajtje. Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës tregon gjashtë raste dhune në familje në katër komuna, dhe në secilin rast viktimë është një grua.

Një shtetas i Kosovës, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Prishtinë më 1999, u ndalua në pikën kufitare të Merdarit. Pas intervistimit, prokurori vendosi ta lirojë.

Një burrë u plagos në qafë kur, sipas prokurorisë, mbi veturën e tij u shkrepën disa plumba me AK-47 në mes të Prishtinës. Tani rasti ka mbërritur para Gjykatës Themelore, ku ka nisur seanca e rishqyrtimit të aktakuzës ndaj F.D. dhe A.S.

Ndërmarrja që duhet të mbajë pastër Deçanin u kap duke depozituar mbeturina pa pëlqim mjedisor, pikërisht aty ku ka selinë. Përveç gjobës, ajo është urdhëruar të ndalë hedhjet dhe ta pastrojë lokacionin.

Kush shpërfill me qëllim vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose përdor paranë publike për fitore elektorale, mund të përfundojë para drejtësisë penale. Ky është thelbi i nismës qytetare që Instituti i Kosovës për Drejtësi dorëzon të hënën në Kuvend.

Indeksimi i pagave i nxjerr në protestë punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A. Tubimi është paralajmëruar për orën 08:00 para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë.

Gruaja 49-vjeçare u gjet e vdekur të dielën në mbrëmje, pak pasi ishte paraqitur në Polici si viktimë e dhunës në familje. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, i cili ndodhet në arrati.

Një veturë ka rënë në greminë në Rugovë të Pejës rreth orës 20:45. Dy persona dyshohet se janë lënduar, ndërsa policia dhe autoambulanca kanë dalë në vendngjarje.

Pas 50 vitesh në Kosovë, një familje nga Gjilani po largohet përgjithmonë. Vajza e tyre e mitur u rrah brutalisht nga bashkëmoshatare, ndërsa prindërit akuzojnë shkollën, shërbimet sociale dhe gjykatat se e lanë vetëm.

Me hapjen e sezonit të gjuetisë, parqet kombëtare të Kosovës do të vëzhgohen nga ajri dhe nga toka. Ministria e Mjedisit paralajmëron kontrolle të shtuara, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Një shtetas kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Gjermania për tri vepra penale, ka përfunduar në pranga në Turqi. Sipas Ministrisë së Brendshme turke, arrestimi u bë me koordinimin e Interpolit, Europolit dhe shërbimit turk të inteligjencës.

Udhëtim falas deri në Serbi dhe 100 euro në dorë, por vetëm pasi të jetë hedhur vota për partinë e Vuçiqit. Pjesëtarë të komunitetit RAE dhe serbë nga Kosova flasin, pa u identifikuar, për presione, kushtëzime me ndihma dhe shantazhe.

E njëjta kompani, i njëjti produkt, por 140 euro diferencë për ton mes dy komunave. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e përdor këtë rast për të kërkuar hetim mbi mijëra kontrata njëburimore të lidhura nga institucionet publike.

Ndërsa Serbia voton, policia e misionit evropian në Kosovë ka shtuar praninë e saj pranë pikave kryesore të kalimit kufitar. EULEX e ka bërë këtë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

Një burrë në Gjakovë u sulmua fizikisht në shtëpinë e tij nga gruaja me të cilën bashkëjeton, sipas policisë për shkak të xhelozisë. E dyshuara u arrestua, por u lirua pas intervistimit me urdhër të prokurorit.

Një burrë u hipi në veturë dy personave dhe përfundoi i grabitur nën kërcënimin e thikës pranë një pylli në Lipjan. Një mashkull dhe një femër, të dyshuar për veprën, kërkohen nga Policia.

Plagët e marra në një përplasje trafiku më 4 tetor i kushtuan jetën një personi, i cili ndërroi jetë pas tri javësh trajtim në mjekimin intensiv. Prokurori ka urdhëruar obduksionin.

Një rrëzim në rrugë në Gjilan përfundoi me vdekjen e një gruaje në spitalin rajonal të qytetit. Prokurori ka urdhëruar obduksion, ndërsa rasti trajtohet si hetim i vdekjes.

Një burrë u gjet i shtrirë në një rrugë në Skenderaj dhe vdekja e tij u konstatua në emergjencë. Policia ka nisur hetim mbi vdekjen, ndërsa trupi është dërguar në IML.

Një ndjekje pas disa personave të dyshuar në Skenderaj përfundoi me dy policë të lënduar dhe me makinën e Policisë të përplasur në një shtyllë elektrike. Vetura e të dyshuarve u gjet e dëmtuar disa kilometra më larg, por ata kishin ikur.

Ekipet mjekësore kanë dalë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj pas një aksidenti të rëndë trafiku. Dyshohet se në të është përfshirë një motorist.

Një veturë dhe një motor janë përplasur pranë ish-shkollës "Ismail Qemali" në lagjen Bair të Mitrovicës. Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka persona të lënduar.

Gjashtë muaj pas aktgjykimit që i dha burgim të përjetshëm bashkëshortit të saj dhe vrasësit me pagesë, rasti Liridona Ademaj rikthehet në sallë gjyqi. Familja kërkon që dënimi të mos preket, ndërsa mbrojtja flet për shkelje procedurale dhe prova të vlerësuara gabim.

Një aksident trafiku në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës ka lënë dy persona të lënduar. Gjendja e njërit prej tyre ishte e tillë sa u desh transferimi në Prishtinë.

Njësia B2 e Termocentralit "Kosova B" pritet të rindizet mëngjesin e 26 tetorit, sipas KEK-ut. Ndërkohë korporata reagon ashpër ndaj atyre që ndaljen e kanë quajtur kolaps energjetik me humbje milionëshe.
