Dy pushkë Kallashnikov, 1.000 euro copa: kështu dyshohet se po planifikonin të armatoseshin dy të rinj nga Unna dhe Hagen. I pari është në paraburgim, i dyti, me shtetësi gjermane dhe kosovare, mbetet nën dyshim, por mund të lirohet së shpejti.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Një 23-vjeçar nga Unna i Gjermanisë, i cili po përgatitej profesionalisht për të punuar në kompaninë hekurudhore Deutsche Bahn, ndodhet në paraburgim i dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist. Në të njëjtin hetim figuron edhe një 19-vjeçar nga Hagen, i cili mban shtetësinë gjermane dhe atë kosovare.
Dyshimet e hetuesve përqendrohen te bisedat e zhvilluara gjatë muajit shtator. Sipas raportimit të gazetës gjermane BILD, dy të rinjtë kishin diskutuar mundësinë e kryerjes së një sulmi dhe mënyrën për të siguruar armë lufte: konkretisht dy pushkë automatike AK-47 (Kallashnikov), për të cilat dyshohet se kishin parashikuar të paguanin nga 1.000 euro secilën. Si mjete të mundshme sulmi, në këto biseda dyshohet se ishin përmendur thika, vetura ose armë zjarri. Se cili ishte objektivi konkret, ende nuk dihet.
Autoritetet e sigurisë i kishin ndjekur prej kohësh të dy të dyshuarit dhe kishin përgjuar komunikimin mes tyre. Më 1 tetor, forcat speciale gjermane hynë në disa banesa në Unna dhe Hagen. Bastisjet nuk nxorën në dritë asnjë armë.
Prokuroria e Përgjithshme në Düsseldorf ka konfirmuar akuzën ndaj 23-vjeçarit, i cili mbahet në paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes. Ai është shtetas gjerman dhe, sipas informacioneve të raportuara, dyshohet se ishte konvertuar në islam dhe ishte radikalizuar gjatë dhjetë muajve të fundit.
Pozita e 19-vjeçarit, i identifikuar me inicialet A. R., është ndryshe. Ai mbetet nën dyshim, por nuk është dërguar në paraburgim, sepse autoritetet nuk kanë gjetur bazë ligjore për një masë të tillë, dhe mund të lirohet së shpejti.
Në rrethin e hetimit u përfshinë edhe dy shtetas sirianë, 20 dhe 24 vjeç. Ndaj tyre deri tani nuk është ngritur asnjë akuzë, pasi nuk janë siguruar prova për përfshirjen e tyre.
Një informacion se një burrë mbante armë zjarri pa leje çoi hetuesit e Ferizajt në dy prona të tij. Në njërën prej tyre u gjetën një pistoletë dhe nëntë fishekë.

