Flakët kanë kapluar zonën nga Qestati deri te Fusha e Mullinit në komunën e Klinës. Banorët e Volljakut thonë se zjarri po rrezikon pyjet, pronat dhe vetë fshatin dhe kërkojnë ekipe profesionale në terren.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Dy ditë me radhë zjarri nuk është ndalur në afërsi të Volljakut, në komunën e Klinës. Vatra ka përfshirë zonën nga Qestati deri te Fusha e Mullinit, duke rrezikuar natyrën, pronat dhe banorët e zonës.
Banorët e fshatit kanë dalë publikisht me një apel drejtuar organeve kompetente, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga zjarrfikësit, Komuna e Klinës dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Ata kërkojnë që ekipet profesionale të dalin në terren sa më shpejt dhe me kapacitetet e nevojshme, për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin para se situata të përkeqësohet.
Në të njëjtën kohë, banorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që ndodhen në zonë të tregojnë kujdes dhe të mos rrezikojnë jetën duke u përpjekur ta luftojnë zjarrin pa pajisje dhe pa koordinim me ekipet profesionale.
Një burrë i moshës madhore ka humbur jetën në fshatin Ngucat të Malishevës, pasi dyshohet se ka rënë nga rimorkioja derisa punonte. Policia mësoi për vdekjen vetëm pasi trupi i tij mbërriti pa shenja jete në QKMF-së e Malishevës.

