Fëmija i goditur nga një veturë në rrugën "Sali Çeku" në Ferizaj ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar, ndërsa njësitë policore po punojnë për të gjetur automjetin dhe shoferin që nuk u ndal në vendin e ngjarjes.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Fëmija shtatëvjeçar i goditur nga një automjet në rrugën "Sali Çeku" në Ferizaj ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa kërkimet për shoferin që u largua vazhdojnë.
Aksidentin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, sipas të cilit në ngjarje ishin të përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
"Më datën 06.09.2026, rreth orës 19:27, në rrugën 'Sali Çeku' në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një fëmijë, i moshës 7-vjeçare, i gjinisë mashkullore. I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është liruar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty", ka thënë Veseli.
Njësitët policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe të shoferit të dyshuar. As shoferi, as automjeti nuk janë identifikuar deri tani.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.
Një burrë i moshës madhore ka humbur jetën në fshatin Ngucat të Malishevës, pasi dyshohet se ka rënë nga rimorkioja derisa punonte. Policia mësoi për vdekjen vetëm pasi trupi i tij mbërriti pa shenja jete në QKMF-së e Malishevës.

