Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se partia e tij do të votojë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit në seancën e nesërme, pavarësisht se kush do të jetë emri.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit do të ketë edhe votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pavarësisht se kush propozohet. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin "Politiko" të Kanal 10, para seancës së pritur nesër.
Haziri e ka lidhur qëndrimin e tij me nevojën për marrëveshje mes subjekteve politike. "Unë jam kanë pro marrëveshjeve dhe bashkëpunimit, të koordinimit sa ma të mirë. Kështu që nesër, natyrshëm, duhet me kalu kandidati i VV-së për kryetar të Kuvendit, kushdo që është, dhe nënkryetarët që vijnë nga secila parti", ka deklaruar ai.
Sipas tij, votimi i kandidatit të Vetëvendosjes është pjesë e bashkëpunimit dhe e koordinimit institucional mes partive. Emri konkret që Vetëvendosja do ta nxjerrë për këtë post nuk është bërë i njohur.
Flávio Bolsonaro nuk e pranon fitoren e Lulës dhe kërkon që rezultati të anulohet. Investitorët, që kishin vënë bast për të, po largohen nga aksionet braziliane me rënie deri në 26 për qind.

