Deputetja e LDK-së pretendon se kompanitë që, sipas saj, janë nën hetim, po rilicencohen, ndërkohë që institucionet kanë prova në dorë. Ajo u kërkon deputetëve të bashkohen për një Komision Hetimor Parlamentar.

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, u ka bërë thirrje kolegëve në Kuvendin e Kosovës të bashkojnë forcat për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike në vend.
Në një postim publik, Ymeri ka kritikuar mënyrën se si institucionet po e trajtojnë këtë çështje, duke përmendur drejtpërdrejt Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Prokurorinë Speciale. Sipas saj, institucionet kanë prova në dispozicion, por pavarësisht kësaj, në rend dite ka hyrë rilicencimi i kompanive që ajo pretendon se janë aktualisht nën hetim.
Kritikat e saj shkojnë edhe te kryeministri Albin Kurti, të cilit ajo i kundërvihet për qasjen ndaj asaj që e cilëson si "mafia energjetike". Ymeri ka theksuar se këto deklarime i bën në cilësinë profesionale dhe jo politike.
Për deputeten e LDK-së, adresa e llogaridhënies është parlamenti. "Forma e vetme e çlirimit të qytetarëve të Kosovës nga kjo fajde pa fund, është Kuvendi i Republikës së Kosovës", ka shkruar ajo.
Ymeri u ka drejtuar apelin deputetëve që, sipas saj, janë kundër kësaj dukurie, që të mbështesin ngritjen e komisionit hetimor për tregtinë e energjisë elektrike.
Afro 160 milionë brazilianë u thirrën në kutitë e votimit për raundin vendimtar, ku presidenti i majtë Lula kërkon të përmbysë humbjen e raundit të parë ndaj Flavio Bolsonaros, djalit të ish-presidentit që sot ndodhet në burg. Fushata u mbyll me akuza për flamuj të huaj dhe me paralajmërime për dhunë politike.

