Në orët e para të së hënës, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një transformator të energjisë elektrike në fshatin Volljakë të Klinës. Rasti është regjistruar si "vjedhje e rëndë".

Një transformator i energjisë elektrike, që i shërbente një lokali privat, është bërë objektiv i një vjedhjeje në fshatin Volljakë të Klinës. Rasti është raportuar të hënën, më 17 gusht, rreth orës 01:30.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore, të cilat kanë konstatuar se persona të panjohur kishin ndërhyrë në trafo. Hetuesit që ekzaminuan vendngjarjen kanë evidentuar edhe dëmtimin e saj. Trafoja ishte pronë private dhe shfrytëzohej për nevojat e lokalit "DIORI".
Në vendngjarje kanë dalë Njësia e Hetimeve, Krimteknika dhe Hetimet Rajonale, që kanë nisur mbledhjen e provave për identifikimin e autorëve. Në lidhje me rastin është kontaktuar një dëshmitar, i identifikuar me inicialet B.U., rreth 47 vjeç.
Vlera e dëmit të shkaktuar nuk është përcaktuar ende. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si "vjedhje e rëndë".
Deri më tani nuk ka persona të dyshuar apo të arrestuar. Hetimet për identifikimin e autorëve po vazhdojnë.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

