Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës humbi jetën në vendin e tij të punës. Ceremonia e varrimit mbahet sot në fshatin Grabofc.

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka humbur jetën në vendin e tij të punës, njoftoi Sindikata e Re – KEK. Ai identifikohet si Haxhi Gojnovci.
Sipas njoftimit të sindikatës, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 17 gusht, në orën 19:00, në fshatin Grabofc.
"Haxhiu u nda nga jeta në krye të detyrës, në vendin e tij të punës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën", thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re – KEK.
Rrethanat e sakta të vdekjes në vendin e punës ende nuk janë bërë të ditura.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

