Një familjare e ngushtë e ish-shefit të kabinetit të kryeministrit Kurti merr gradën Sekretare e Dytë në Berlin, me mandat katërvjeçar. Është emërimi i dytë i këtij lloji, pas atij të mbesës së ministrit Sveçla.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Ambasada e Kosovës në Berlin ka një diplomate të re me lidhje familjare në majë të pushtetit: K. D., vajza e axhës së Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, është caktuar të shërbejë atje për katër vjet.
Vendimi mban nënshkrimin e Glauk Konjufcës, zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Sipas dokumentit, të cilin e ka siguruar Gazeta Nacionale, ajo do të mbajë gradën funksionale Sekretare e Dytë, me mandat katërvjeçar.
Dalipi, pas largimit nga kabineti i kryeministrit, aktualisht drejton Agjencinë për Investime dhe Eksport.
Rasti nuk është i vetëm. Më herët, në shërbimin diplomatik të Kosovës është sistemuar edhe mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke e bërë këtë emërim të dytin që prek familjarë të figurave të afërta me qeverinë.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë pranë vetes një gjeneral si këshilltar ushtarak. Lajmin e bëri publik vetë Sefer Isufi, i cili premton përkushtim ndaj Kushtetutës dhe sigurisë së vendit.

