Dhjetë minuta pas incidentit në rrugën "Skënder Rexhepi" në Klinë, një grua 27-vjeçare ngriti alarmin në polici. I dyshuari, një 29-vjeçar, ishte larguar nga shtëpia, por u lokalizua dhe u arrestua.

Ora shënonte rreth 00:30 të 23 gushtit kur një grua 27-vjeçare mori telefonin dhe kërkoi ndihmë nga Policia në Klinë, duke raportuar se ishte viktimë e dhunës në familje. Telefonata erdhi rreth dhjetë minuta pas incidentit, i cili, sipas raportimit policor, ndodhi në rrugën "Skënder Rexhepi" në Klinë.
Një patrullë u nis menjëherë drejt vendngjarjes. Policët takuan atje 27-vjeçaren, e cila u deklaroi se i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Në atë moment ai nuk ndodhej më në shtëpi.
Pas veprimeve në terren, 29-vjeçari u lokalizua, u arrestua dhe u shoqërua në Stacionin Policor në Klinë. Të dyja palët janë intervistuar.
Për rastin është vënë në dijeni Prokurori kujdestar i Shtetit dhe, me udhëzim të tij, është iniciuar rast penal për veprën "Dhunë në familje". Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari me iniciale E. E. është ndaluar për 48 orë.
Ndaj tij nuk ka ende një vendim gjykate: në këtë fazë bëhet fjalë për dyshime të ngritura nga organet e ndjekjes penale.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

