Pas një mosmarrëveshjeje brenda një lokali në rrugën "Lidhja e Pejës", një person u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit. Sulmuesi i dyshuar u largua nga vendngjarja dhe ende nuk është gjetur.

Rreth orës 03:50 të datës 5 shtator, në një lokal në rrugën "Lidhja e Pejës" në Prishtinë kanë rënë të shtëna me armë zjarri. Një person ka mbetur i plagosur.
Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, të shtënat kanë ardhur pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe viktimës. I dyshuari, i cili sipas policisë është mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës brenda lokalit.
I plagosuri ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I dyshuari kishte ikur dhe, sipas policisë, ndodhet në drejtim të panjohur. Rasti është iniciuar si "Vrasje në tentativë" dhe hetimet po vazhdojnë.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

