Një ndërhyrje policore për të ndalur një përplasje verbale përfundoi me arrestimin e një burri në Skenderaj, i dyshuar se u vërsul ndaj efektivit.

Një zyrtar policor u përpoq të qetësonte një fjalosje në rrugën "28 Nëntori" në Skenderaj, por sipas Policisë përfundoi vetë objektiv i sulmit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 18 gushtit.
Sipas Policisë, efektivi kishte ndërhyrë pasi një person ishte përfshirë në një përplasje verbale me disa të tjerë. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari e ka kapur për dore zyrtarin policor dhe e ka tërhequr.
Pas ngjarjes, personi u arrestua. Prokurori u konsultua dhe rasti u inicua, ndërsa i dyshuari më pas u lirua në procedurë të rregullt.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

