Një grua 53-vjeçare u gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj në Korminjan të Poshtëm të Ranillugut. Informacionet fillestare ngrenë dyshimin për vetëvrasje, ndërsa trupi u dërgua për obduksion.

Një grua 53-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj në Korminjan të Poshtëm të Ranillugut, pasditen e së mërkurës.
Sipas policisë, rasti u raportua më 19 gusht, rreth orës 17:20, kur autoritetet u njoftuan se një grua dyshohej se i kishte dhënë fund jetës. Njësitë policore u nisën menjëherë drejt vendngjarjes dhe, me të mbërritur, hasën gruan pa shenja jete në oborr.
Në vend u kërkua edhe ndihma e ekipit emergjent, ndërsa zona u sigurua për zhvillimin e veprimeve hetimore. Rreth orës 17:30 mbërriti ekipi mjekësor, i cili, pas ekzaminimit, konstatoi vdekjen e 53-vjeçares.
Rasti mobilizoi më pas Njësinë Rajonale të Hetimeve, ndërsa në vendngjarje doli personalisht edhe Prokurori i Shtetit, nën drejtimin e të cilit vazhduan procedurat për sqarimin e rrethanave. Në lokacion mbërriti edhe ekipi i mjekësisë ligjore nga Prishtina.
Pas ekzaminimeve fillestare, trupi i pajetë u tërhoq nga vendngjarja dhe u dërgua për obduksion, i cili do të ndihmojë në përcaktimin e shkakut dhe të rrethanave të vdekjes.
Informacionet fillestare ngrenë dyshimin se bëhet fjalë për vetëvrasje. Hetuesit rajonalë po vazhdojnë trajtimin e rastit.
Nëse ju ose dikush që njihni po përballeni me mendime vetëvrasëse, mund të kërkoni ndihmë duke iu drejtuar shërbimeve shëndetësore ose linjave të mbështetjes psikologjike.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

