Një çantë me një armë të gjatë në oborrin e shkollës “Zejnel Salihu” në Pomozotin nisi një hetim në prill. Mbrëmë, rreth orës 22:45, Policia ndaloi një 22-vjeçare të dyshuar në këtë rast, e cila me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Rasti nisi në oborrin e një shkolle fillore. Më 1 prill, disa persona kishin hyrë në oborrin e shkollës “Zejnel Salihu” në Pomozotin të Fushë Kosovës dhe, në mesin e tyre, ishte parë edhe një vajzë që mbante një çantë, brenda së cilës dyshohej se ndodhej një armë e gjatë.
Hetimet vazhduan edhe ditët në vijim. Më 9 prill, Policia siguroi prezencën e personave të përfshirë në rast. Gjatë intervistimit, e dyshuara, A. S., 22-vjeçare, tregoi vendndodhjen e armës. Në bashkëpunim me njësinë e forenzikës u sekuestrua një pushkë gjuetie me dylbi optike, e cila më pas u deponua në dhomën e dëshmive në Fushë Kosovë.
Ndaj saj u iniciua rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në atë kohë ajo u lirua në procedurë të rregullt.
Zhvillimi i ri erdhi muaj më vonë: mbrëmë, rreth orës 22:45, 22-vjeçarja u ndalua nga Policia. Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ajo është dërguar në Qendrën e Mbajtjes. Rasti po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.
E dyshuara prezumohet e pafajshme derisa fajësia të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

