Një banor i Sllatinës së Ulët në Viti njoftoi policinë pasi gjatë punimeve në pronën e tij hasi në mjete të dyshuara shpërthyese. Vendngjarja u sigurua nga policia, ndërsa njësitë e deminimit të KFOR-it dhe FSK-së i tërhoqën mjetet.

Punimet e zakonshme në një pronë private në Sllatinë të Ulët të Vitisë përfunduan me thirrje urgjente për njësitë e deminimit. Personi që po punonte në tokën e vet njoftoi Policinë e Kosovës se kishte hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 12 shtator, rreth orës 10:15. "Ankuesi m/k ka raportuar se gjatë punimeve në pronën e tij ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese", thuhet në raportin policor.
Njësiti policor siguroi vendin e ngjarjes, ndërsa në terren dolën njësitë për deminim të KFOR-it dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat i tërhoqën mjetet e dyshuara. Nuk ka të dhëna për persona të lënduar.
Rasti është proceduar për trajtim të mëtejshëm nga autoritetet kompetente. Lloji, numri dhe origjina e mjeteve të gjetura nuk janë bërë të ditura.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

