Një person është akuzuar zyrtarisht se e ka kërcënuar publikisht kryeministrin në detyrë të Kosovës, në një rast që daton nga 22 tetori i vitit të kaluar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale "Kanosja", pasi sipas akuzës ky i fundit e ka kërcënuar publikisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti daton më 22 tetor 2025. I pandehuri, i identifikuar me inicialet K.Xh., dyshohet se veproi me dashje dhe me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare.
"Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit K.Xh., lidhur me veprën penale 'Kanosja'. Sipas aktakuzës, i pandehuri K.Xh., më 22 tetor 2025 me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin A.K.", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ngritja e aktakuzës është vetëm faza akuzuese e procedurës; fajësia e të pandehurit mbetet të vendoset nga gjykata.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

