Ndodhi pak para mesnate, ndërsa priste hetuesit për t'u intervistuar: një 17-vjeçar hapi dritaren e dhomës ku mbahej, dëmtoi grilat dhe u largua nga stacioni policor në Prizren. Policia po e kërkon.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Një dritare e hapur dhe grila të dëmtuara. Kaq deshi, sipas dyshimeve, që një 17-vjeçar të dilte nga një stacion policor në Prizren pak para mesnate, ndërsa priste të intervistohej.
Ngjarja ndodhi të enjten, më 10 shtator, rreth orës 23:00. I mituri ishte sjellë në stacion dhe po priste ardhjen e hetuesve rajonalë, që do ta merrnin në pyetje për një rast të iniciuar si "Sulm ndaj personit zyrtar". Intervistimi nuk u zhvillua kurrë: dyshohet se ai hapi njërën nga dritaret e dhomës ku ndodhej, dëmtoi grilat dhe u largua nga objekti.
Sapo u konstatua largimi, patrullat policore u njoftuan dhe nisën kërkimet për lokalizimin e tij. Deri në momentin e hartimit të raportit policor, i dyshuari nuk ishte gjetur.
Për incidentin u njoftua fillimisht hetuesi policor dhe më pas prokurori kujdestar. Me udhëzim të prokurorit, ndaj të miturit është iniciuar edhe një rast i dytë, këtë herë për "Asgjësim apo dëmtim të pronës" së Policisë së Kosovës.
Kështu, i riu që pritej të merrej në pyetje për dyshimet për sulm ndaj një personi zyrtar, tani kërkohet nga policia edhe për dëmtimin e pronës brenda vetë stacionit. Dyshimet mbeten dyshime derisa të provohet e kundërta para një gjykate.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

