Policia e Kosovës ka vënë në zbatim një plan operativ në veri të vendit, me të cilin veturave që bartin simbole kombëtare nuk po u lejohet kalimi në Mitrovicën e Veriut. Zëvendësdrejtori për këtë rajon, Veton Elshani, thotë se bëhet fjalë për një masë të zakonshme.

Automjetet që bartin simbole kombëtare po ndalen para se të hyjnë në Mitrovicën e Veriut. Policia e Kosovës është duke realizuar një plan operativ në pjesën veriore të vendit, në kuadër të të cilit këto vetura nuk po lejohen të kalojnë drejt qytetit.
Masën e ka komentuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili e ka relativizuar peshën e saj. "Ky plan s'është kurgjo e jashtëzakonshme", ka deklaruar ai, duke shtuar se "nuk lejohet prishja e rendit dhe e qetësisë publike".
Sipas Elshanit, qëllimi i planit është ruajtja e rendit dhe e qetësisë publike. Nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë plani operativ, as nëse pas tij qëndron ndonjë incident konkret.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

