Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi vetura ku ndodheshin u përplas me një kamionçinë dhe doli nga rruga në aksin Prizren–Kukës.

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur daljen e Prizrenit, në aksin rrugor që çon drejt Kukësit. Një automjet me targa të huaja u përplas me një kamionçinë dhe, pas goditjes, doli nga rruga duke përfunduar në murin rrethues të një servisi automjetesh.
Në veturë ndodheshin dy persona, të cilët kanë mbetur të lënduar. Ata janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar me ambulancë në Urgjencën e Prizrenit për trajtim mjekësor.
Një punonjës i servisit, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes, ka rrëfyer se përplasja ndodhi brenda pak sekondash dhe ishte tejet e fuqishme.
Detaje të mëtejshme rreth gjendjes së të lënduarve dhe rrethanave që çuan në aksident ende nuk janë bërë të ditura dhe priten nga autoritetet.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

