Një udhëtim nëpër livadhet e Hasit përfundoi me vdekjen e një shtetasi nga Kosova, ndërsa vëllai i tij 38-vjeçar u dërgua në spitalin e Kukësit.

Një shtetas nga Kosova, 46 vjeç, ka humbur jetën pasi mjeti sportiv që po drejtonte dyshohet se u përmbys në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj të Hasit, në Shqipëri.
Në mjet ndodhej edhe vëllai i tij, 38 vjeç. Ai mbeti i lënduar dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.
Përmbysja trajtohet si aksidentale, por rrethanat e saj mbeten të pasqaruara. Grupi hetimor po kryen veprimet për të zbardhur plotësisht se si ndodhi aksidenti.
Dy organizata që merren me viktimat e torturës dënojnë atë që e quajnë "brutalitetin policor" në protesta, duke ngritur shqetësim për akuza të përsëritura ndaj Policisë së Shtetit.

