Familja e ka bërë të ditur datën dhe vendin e ceremonisë së fundit për 44-vjeçarin nga Zajmi, që humbi jetën në përplasjen e tri veturave në Kliqinë të Klinës.

Brahim Delija, i lindur më 4 shkurt 1982, do të përcillet për në banesën e fundit të mërkurën, më 19 gusht 2026. Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00, te varrezat e fshatit Zajm, prej nga vinte i ndjeri.
Delija ishte një nga udhëtarët e përfshirë në aksidentin e rëndë të trafikut në fshatin Kliqinë të Klinës, ku në orët e hershme të mëngjesit u përplasën rëndë tri vetura. Goditja qe fatale për të: ai nuk iu bëri ballë plagëve dhe ndërroi jetë.
"Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se, pas një aksidenti të rëndë, ka ndërruar jetë i dashuri ynë, Brahim Delija, i lindur më 04.02.1982. Varrimi bëhet: 19.08.2026 (e mërkurë), ora 17:00, te varrezat e fshatit Zajm", thuhet në njoftimin e familjes.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

