Një burrë përfundoi në pranga në qendër të Prishtinës pasi dyshohet se u doli përpara policëve gjatë punës së tyre. Me urdhër të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje.

Një person është vënë në pranga në rrugën "Xheladin Hana" në Prishtinë, i dyshuar se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, të datës 19 gusht 2026. I dyshuari, një mashkull kosovar, është arrestuar dhe më pas është intervistuar në lidhje me ngjarjen. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Në raportin 24-orësh të policisë, ngjarja klasifikohet si "PENGIM I PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRËS ZYRTARE".
"'Rr. Xheladin Hana', Prishtinë 19.08.2026-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që, ai ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.
Ndaj të dyshuarit deri më tani nuk është shpallur asnjë vendim gjyqësor, ndaj ai konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet e kundërta.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

