Njësitet policore ndaluan pak pas mesnate një automjet në rrugën Pasion-Muçibabë dhe brenda tij gjetën 11 migrantë. Shoferi u arrestua dhe, me urdhër të prokurorit, u dërgua në mbajtje, ndërsa hetimi po zhvillohet për kontrabandim me migrantë.

Ora ishte rreth 00:20 e 5 shtatorit kur policia ndaloi një automjet në rrugën Pasion-Muçibabë. Brenda tij ndodheshin 11 migrantë. Drejtuesi i automjetit u arrestua, i dyshuar se po i transportonte ata në mënyrë të paligjshme.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ndalimi u krye nga njësitet policore që patrullonin në atë aks rrugor. Pas ndërhyrjes, me vendim të prokurorit, për rastin u njoftua njësiti për Migrim, ndërsa automjeti u konfiskua dhe u dërgua në terminalin doganor.
I dyshuari u intervistua nga policia dhe, me urdhër të prokurorit, u dërgua në mbajtje. Identiteti, mosha dhe shtetësia e tij nuk janë bërë publike, ashtu si edhe origjina e 11 personave të gjetur në automjet.
Rasti po hetohet nën dyshimin për kontrabandim me migrantë. Deri në një vendim të gjykatës, i ndaluari mbetet vetëm i dyshuar.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

