Një grua është shpallur e zhdukur në Malishevë pasi u largua nga vendbanimi dhe nuk u kthye. Rasti u raportua më 22 gusht nga personi me të cilin ajo bashkëjetonte dhe po hetohet nga Policia e Kosovës.

Një grua nga Kosova është shpallur e zhdukur në Malishevë, pasi u largua nga vendbanimi dhe nuk u kthye më.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti u paraqit më 22 gusht nga ankuesi, personi me të cilin gruaja bashkëjetonte. Ai deklaroi se ajo ishte larguar në drejtim të panjohur.
Ngjarja është regjistruar si rast i personit të zhdukur dhe hetimet nga autoritetet janë në vazhdim. Identiteti i gruas nuk është bërë publik.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

