Hetuesit shkuan për të kontrolluar një shtëpi në Prizren në kuadër të një rasti tjetër penal, por dolën me një arrestim të papritur për drogë.

Një bastisje e nisur për një vepër penale krejt tjetër përfundoi me pranga në Prizren. Më 18 gusht, rreth orës 18:05, në rrugën "Agron Fetahu", hetuesit shkuan të kontrollonin shtëpinë e një 25-vjeçari në lidhje me një rast që tashmë ishte nën hetim. Gjatë kontrollit, sipas policisë, ata hasën në substanca të dyshuara narkotike.
Në shtëpi u gjetën dhe u sekuestruan 0.70 gramë substancë e dyshuar kokainë dhe 3.62 gramë substancë e dyshuar marihuanë.
Në operacion ishin angazhuar edhe hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), të cilët po asistonin hetuesit rajonalë në kontrollin që lidhej me rastin tjetër. Pas gjetjes së substancave, i dyshuari, i identifikuar deri më tani me inicialet M.S., u arrestua dhe më pas u intervistua nga hetuesit.
Me vendim të Prokurorit kujdestar për Krime të Përgjithshme, 25-vjeçari u ndalua për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale "Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge", ndërsa procedurat e mëtejshme hetimore po vazhdojnë.
I dyshuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

