Në fshatin Poterq të Klinës, dy anëtarë të së njëjtës familje u lënduan të dielën në mbrëmje dhe u dërguan në Spitalin Rajonal të Pejës. Personi i dyshuar, një i afërm i tyre me probleme të shëndetit mendor, u arrestua nga policia.

Ora ishte rreth 19:10 e mbrëmjes së të dielës kur policia mori njoftimin për një incident brenda një familjeje në fshatin Poterq të Klinës. Dy persona ishin lënduar dhe u transportuan për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, të lënduarit janë dy anëtarë të së njëjtës familje, ndërsa i dyshuari për ngjarjen është një i afërm i tyre me probleme të shëndetit mendor. "Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë, aty nga një person me probleme të shëndetit mendor, janë lënduar në forma të ndryshme dy persona të familjes së tij", ka deklaruar Rugova.
I dyshuari është arrestuar nga njësitet policore. Identiteti i të përfshirëve nuk është bërë publik, ndërsa gjendja shëndetësore e dy të lënduarve nuk është saktësuar zyrtarisht.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

