Një burrë u arrestua në Shtime pasi, sipas raportit të Policisë së Kosovës, kërcënoi se do ta digjte shtëpinë dhe sulmoi me gurë prindërit e tij. Me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje.

Kërcënimi se do ta digjte shtëpinë dhe gurët e hedhur kundër prindërve të tij e çuan një person në pranga në Shtime. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi më 21 gusht brenda familjes së tij.
Pas sulmit, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore e lokalizuan dhe e arrestuan pak më vonë.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet si "Sulm dhe dhunë në familje".
Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë publik nga autoritetet. Ai mbetet i pafajshëm derisa një gjykatë të vendosë ndryshe.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

