Pjesëtarë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) po zhvillojnë patrullime të rregullta në Gjakovë. KFOR-i thotë se qëllimi është ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe rritja e pranisë së dukshme në terren.

Uniformat e karabinierëve italianë janë bërë pamje e rregullt në Gjakovë. Pjesëtarë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), njësi që bën pjesë në misionin e KFOR-it, po zhvillojnë patrullime të vazhdueshme në këtë qytet.
Sipas KFOR-it, patrullimet synojnë të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë, duke rritur njëkohësisht praninë e dukshme dhe fleksibile të misionit në terren. Të njëjtat aktivitete, thekson KFOR-i, ndihmojnë edhe në rritjen e ndërgjegjësimit për situatën e sigurisë në pjesë të ndryshme të Kosovës.
"Veprime të tilla pasqyrojnë përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë", thuhet në njoftimin e misionit.
KFOR-i thekson se në këto aktivitete vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

