Në pikën kufitare të Han të Elezit, policia ndaloi një shofer kamioni të dyshuar për kontrabandim migrantësh; katër persona të panjohur dolën nga rimorkioja, tre prej tyre u larguan.

Një shofer kamioni është shoqëruar në stacion policor, i dyshuar se po kontrabandonte migrantë përmes pikës kufitare në Han të Elezit. Ngjarja ndodhi më 19 gusht 2026, rreth orës 11:30.
Gjatë kontrollit të automjetit, sipas Policisë së Kosovës, nga rimorkioja e kamionit kanë dalë katër persona të panjohur. Njëri prej tyre u ndalua në vend nga policia, ndërsa tre të tjerët arritën të largohen.
"Viktima mashkull shtetas i huaj dyshohet se ishte kontrabanduar nga i dyshuari", thuhet në raportin e Policisë.
Njësia përkatëse është duke u marrë me rastin.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

