Një nga destinacionet më të vizituara të Kosovës mbetet e mbyllur për publikun: Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka ndalur qasjen e vizitorëve në Kalanë e Prizrenit derisa të zbatohen masat emergjente.

Dyert e Kalasë së Prizrenit janë mbyllur për vizitorët. Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se qasja në këtë monument ndërpritet përkohësisht për një periudhë prej dy javësh, duke filluar nga sot, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.
"Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente, Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorë për një periudhë prej dy javësh, duke filluar nga sot", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Arsyeja e ndalimit të qasjes lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e atyre që lëvizin brenda perimetrit të kalasë. "Vendimi është marrë me qëllim të garantimit të sigurisë së vizitorëve dhe punëtorëve gjatë zhvillimit të punimeve", ka theksuar ministria.
Kalaja e Prizrenit është një nga pikat kryesore turistike të vendit dhe mbyllja e saj, edhe pse e përkohshme, prek drejtpërdrejt qarkullimin e vizitorëve në qytet gjatë dy javëve të ardhshme.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

