Tetë nga armët e konfiskuara u sekuestruan në ahengje familjare, ndërsa gati 4.200 gjoba u shqiptuan për shkelje trafiku gjatë vetëm një jave në rajonin e Prishtinës.

Njëzet e një armë zjarri u hoqën nga qarkullimi në rajonin e Prishtinës gjatë vetëm një jave, tetë prej tyre të sekuestruara në ahengje familjare — një pasqyrë e shpeshtë e problemit me armët në duar private në Kosovë.
Sipas raportit policor për javën e kaluar, zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës realizuan 125 urdhëresa të gjykatës, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara. Nga këto, 45 urdhëresa ishin për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër kishte të bënte me kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe raste të tjera.
Pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burgim u dërguan për vuajtje të dënimit, ndërsa të dënuarit me gjobë u liruan pasi përmbushën obligimet e përcaktuara.
Në kuadër të aktiviteteve të sigurisë, gjatë së njëjtës periudhë u sekuestruan 21 armë zjarri, tetë prej të cilave në ahengje familjare.
Në fushën e sigurisë rrugore, policia shqiptoi 4,179 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të Kodit Rrugor. Nga totali, 566 raste u evidentuan përmes veturave inteligjente dhe veturave me radar mobil.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

