Një shofer që u fut me veturën e tij në mes të një kolone automjetesh të shoqëruara nga policia përfundoi në pranga në Prishtinë, i dyshuar se sulmoi dy zyrtarë gjatë kontrollit. Njëri prej policëve kërkoi ndihmë mjekësore.

Një kontroll policor në rrugën "Lidhja e Pejës" në Prishtinë përfundoi me dy zyrtarë të sulmuar dhe një shofer në mbajtje. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:25, kur, sipas policisë, një person që drejtonte një veturë me targa vendore "ka hyrë në mesin e kolonës së veturave të cilat kanë qenë nën përcjellje të policisë".
Zyrtarët policorë e ndalën për verifikim. Pikërisht në atë moment, sipas policisë, i dyshuari u kthye kundër tyre dhe sulmoi dy prej tyre. Njëri nga policët e sulmuar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa për gjendjen e tij nuk është bërë e ditur asgjë më shumë.
Personi u arrestua në vend. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Gruaja që ka qenë prokurore në dosjen e vrasjes së Donjeta Pajazitajt tani drejton Prokurorinë Themelore të Pejës. Vëllai i viktimës thotë se emërimi ia thellon mosbesimin ndaj drejtësisë, ndërsa rasti i motrës, sipas tij, pret epilog prej 11 vjetësh.

