I dyshuari për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare në Ferizaj do të mbahet në paraburgim, pasi Gjykata Themelore aprovoi kërkesën e prokurorisë.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur sot masën e paraburgimit ndaj një 44-vjeçari të dyshuar për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare. Vendimi u mor pasi gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.
Sipas prokurorisë, ndaj të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale "Sulmi seksual", nga neni 229, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti ishte raportuar në orët e para të 16 gushtit në fshatin Bibaj të Ferizajt. Sipas deklarimit të së miturës, ajo ishte prekur pa pëlqimin e saj gjatë një udhëtimi me veturë. Vajza kishte kërkuar që automjeti të ndalej te një pikë karburanti "Hib Petrol", prej nga kërkoi ndihmë.
Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor. Pas ndalimit prej 48 orësh, prokuroria kërkoi caktimin e paraburgimit, kërkesë të cilën gjykata e ka miratuar.
I dyshuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

