Pas incidentit të orëve të hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, dy nga tre të dyshuarit kanë përfunduar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa i treti po përballet me procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës.

Dy nga tre burrat e arrestuar në Fushë Kosovë janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa i treti është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt. Ata dyshohen se kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23.08.2026, rreth orës 04:55. Dy nga të dyshuarit, thotë policia, kanë qenë nën ndikim të alkoolit.
Gjatë ndërhyrjes, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Trajtim mjekësor u është ofruar edhe të dyshuarve.
Rasti është cilësuar si "Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës". Të dyshuarit nuk janë shpallur fajtorë dhe mbeten të mbrojtur nga prezumimi i pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

