Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në Ferizaj. Gruaja mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit.

Një burrë është arrestuar në Ferizaj, i dyshuar se u përpoq të kryente një sulm seksual ndaj një gruaje. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi më 16 gusht 2026, rreth orës 00:02.
Policia njoftoi se viktima, një grua kosovare, mori trajtim mjekësor pas ngjarjes. "Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte tentuar që ta sulmojë seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor", thuhet në raportin e policisë.
Pas ndalimit, i dyshuari u intervistua nga policia. Me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje.
Deri më tani nuk dihet ende gjendja shëndetësore e viktimës pas trajtimit, as rrethanat e sakta të ngjarjes. I dyshuari mbetet nën hetime dhe deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës konsiderohet i pafajshëm.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

