Një javë e vetme në rajonin e Ferizajt nxori 56 aksidente trafiku dhe 35 persona të lënduar, ndërsa policia shqiptoi mbi 1.700 gjoba dhe pezulloi 28 patentë-shoferë.

Shtatë ditë, 56 aksidente. Ky është bilanci i trafikut në rajonin e Ferizajt për periudhën 17-23 gusht 2026, sipas raportit të përjavshëm përmbledhës të Policisë Rajonale të Ferizajt, publikuar të hënën (24.08.2026).
Në 25 prej këtyre aksidenteve ka pasur të lënduar: gjithsej 35 persona. Në 35 raste të tjera dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Krahas bilancit të aksidenteve, policia ka bërë të ditur se gjatë së njëjtës javë janë shqiptuar 1.785 gjoba kundërvajtëse dhe janë pezulluar 28 patentë-shoferë për shkelje të rënda në trafik.
Raporti mbulon komunat e Ferizajt, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Shtërpcës dhe Shtimes.
"Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon te të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut", thuhet në njoftimin e policisë.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

