Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar për kontrabandim me migrantë, u ekstradua të premten nga Kosova në Shqipëri përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Rruga e tij përfundoi te pika kufitare e Vërmicës. Më 21 gusht 2026, Policia e Kosovës dorëzoi te autoritetet shqiptare një shtetas të Kosovës, të kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.
Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi u krye nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësi të tjera të Policisë së Kosovës dhe me institucionet e drejtësisë.
I dyshuari ishte arrestuar më herët nga Policia e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar letërreshtim ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë për veprën penale kontrabandim me migrantë. Deri në një vendim të gjykatës, ai mbetet vetëm i dyshuar.
Policia e Kosovës thekson se procedura u realizua në bazë të ligjeve në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Identiteti i të ekstraduarit nuk është bërë publik.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

