Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel pranon publikisht se kontaktet me Uashingtonin nuk kanë prodhuar asnjë përparim dhe se nuk ekziston as një agjendë e përcaktuar bisedimesh. Njëkohësisht, ai hedh poshtë vlerësimet se Kuba është në prag kolapsi.

Ilustrim i krijuar me inteligjencë artificiale. Nuk është fotografi e ngjarjes. Si e përdorim AI-në
Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel, ka pranuar se dialogu me Shtetet e Bashkuara "është i bllokuar" ("está estancado"), pavarësisht kontakteve të mbajtura mes dy vendeve.
Sipas tij, edhe pse ekziston "vullneti për të dialoguar", deri më tani "nuk ka mundur të përparohet" dhe nuk ekziston "një agjendë e përcaktuar" për bisedimet mes Havanës dhe Uashingtonit. Kushtin e vendos qartë: "Nën shtypje nuk mund të ketë dialog", tha ai.
Deklaratat i bëri në një intervistë për gazetën braziliane "Folha de S.Paulo", ku kreu i shtetit kuban mohoi gjithashtu se Kuba ndodhet "në prag të kolapsit".
Studentët që ndjekin masterin jashtë vendit mund të përfitojnë deri në 7 mijë euro nga shteti. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur pesë thirrje për bursa, nga universitetet publike te vajzat në STEM.

