Në Mitrovicën e Jugut policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij dhe për kanosje me vrasje ndaj saj e familjes. Në shtëpinë e tij u gjet dhe u konfiskua një pistoletë.

Një burrë është vënë në pranga në Mitrovicën e Jugut, i dyshuar se për një periudhë të gjatë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe se e kishte kanosur atë e familjen e saj me vrasje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të hënën, më 17 gusht 2026.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë – një pistoletë.
Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

