Një burrë është ndaluar në Pejë, i akuzuar se ka keqtrajtuar për një kohë të gjatë gruan dhe dy fëmijët e tyre. Viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Një burrë është arrestuar në Pejë nën dyshimin se për një periudhë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre.
Rasti u raportua më 17 gusht. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimat kanë marrë trajtim mjekësor pas ngjarjes.
"ViktimaF.K. ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari M.K., në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre", thuhet në raportin policor.
I dyshuari u ndalua, por nuk u mor në pyetje pasi ndodhej nën ndikimin e alkoolit. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

