Marrëveshja për pranimin e fajësisë mes Besart Kelmendit, i njohur si Gjesti, dhe Prokurorisë u godit ashpër nga avokati Besnik Berisha, i cili pretendon se i akuzuari mori një trajtim që, sipas tij, asnjë qytetar tjetër i Kosovës nuk do ta kishte.

Një marrëveshje e arritur në heshtje mes Prokurorisë dhe të akuzuarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin Gjesti, është kthyer në pikën më të nxehtë të procesit. Avokati Besnik Berisha, i cili në këtë çështje përfaqëson Onimën, e ka kundërshtuar në tërësi marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
"Asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk do ta kishte privilegjin që e pati Besart Kelmendi", ka deklaruar Berisha.
Sipas tij, Prokuroria është treguar e butë dhe e mëshirshme ndaj Kelmendit, duke mos e ndjekur praktikën gjyqësore të zbatuar në raste të ngjashme. Berisha ka kërkuar që i akuzuari të trajtohet njësoj sikurse çdo qytetar tjetër, duke theksuar se në këtë proces duhet të respektohen plotësisht Kushtetuta dhe ligji.
Kelmendi nga ana e tij e ka pranuar fajësinë. Fjalën e fundit e ka Gjykata, e cila pritet të vendosë nëse marrëveshja e arritur me Prokurorinë do të miratohet apo do të refuzohet.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

