Një kontroll rutinë pas orës 01:00 në Prishtinë përfundon me sekuestrimin e një sasie të vogël marihuane dhe një spreji OC te njëri prej pasagjerëve, i cili u shoqërua për intervistim dhe më pas u lirua.

Një veturë Audi me targa të Zvicrës u ndalua për kontroll rreth orës 01:20 të së enjtes, më 21 gusht, në Rrugën B në Prishtinë, në afërsi të "Maxi 24H". Kontrolli i një njësie policore përfundoi me gjetjen e një sasie të dyshuar narkotike dhe të një spreji OC.
Sipas raportimit ekskluziv të gazetës Sinjali, gjatë kontrollit te njëri prej pasagjerëve u gjet një çantë, brenda së cilës policia hasi në substancë të dyshuar narkotike. Pas peshimit në peshoren zyrtare, substanca e dyshuar si marihuanë rezultoi në peshë prej 2.84 gramësh. Në të njëjtën çantë u gjet edhe një sprej OC (lotsjellës). Të dyja u sekuestruan.
Personi i dyshuar është një pasagjer rreth 28-vjeçar. Ai u shoqërua për intervistim, ku, sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ka deklaruar se marihuanën e posedonte për përdorim personal, ndërsa sprejin OC e mbante për vetëmbrojtje.
Për rastin u konsultua Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për "Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge" dhe "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".
Pas intervistimit, i dyshuari u lirua, ndërsa rasti ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt. I dyshuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

