Një kontroll në një shtëpi në Leposaviq, i lidhur me një hetim për falsifikim dokumentesh, zbuloi 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pjesë uniforme. I dyshuari është dërguar në ndalim 48-orësh.

Një hetim për falsifikim dokumentesh çoi te një zbulim krejt tjetër. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari në Leposaviq, hetuesit gjetën 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa pjesë uniforme.
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda njoftoi se arrestimi u krye sot në Jarinjë, në vazhdën e hetimeve të një rasti paraprak për "falsifikim të dokumenteve". Personi i ndaluar është identifikuar me inicialet I.S., i lindur në vitin 1985.
Sipas njoftimit, pas arrestimit u informua prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit u ekzekutua edhe kontrolli në banesën e të dyshuarit në Leposaviq. "Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 45 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa pjesë të uniformës", thuhet në njoftim.
Për rastin fillestar të falsifikimit, hetuesit sekuestruan edhe një telefon. "Ndërsa në cilësinë e provave materiale për rastin ''Falsifikim i dokumenteve'' është sekuestruar një telefon personal, i tipit REDMI 5G", vijon njoftimi.
I dyshuari u intervistua në praninë e avokatit mbrojtës. "Pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit dërgohet në ndalim prej 48 orësh, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë", përfundon njoftimi.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

