Një aksident i rëndë në magjistralen Pejë–Prishtinë, në agimin e sotëm, ka marrë një jetë dhe ka lënë tre të tjerë të plagosur. Policia ka nisur hetimet për shkaqet.

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në agim, në fshatin Kliqinë të Pejës.
Përplasja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në magjistralen Pejë–Prishtinë, ku u përfshinë tri vetura. Katër persona pësuan lëndime dhe u dërguan për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Njëri prej të lënduarve nuk ia doli t'u mbijetonte plagëve. Vdekjen e tij ia konfirmoi mjeku kujdestar në Emergjencë.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. "Rreth orës 5 të mëngjesit Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Kliqinë, në magjistralen Pejë–Prishtinë. Në aksident janë të përfshira tri vetura. Katër persona kanë marrë lëndime, ku të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Por, njërit nga të lënduarit mjeku kujdestar në Emergjencë ia ka konfirmuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente policore", tha Gashi.
Në vendin e ngjarjes dolën njësitë kompetente policore, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

