Një përplasje mes dy veturave dhe një kamioni në fshatin Gllarevë të Klinës përfundoi pa të lënduar. Policia thotë se u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:35 në fshatin Gllarevë të Klinës, ku u përfshinë dy vetura dhe një kamion.
Zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova, tha se nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se nuk ka persona të lënduar.
"Sot rreth orës 10:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një kamion, përpos dëmeve materiale fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar", tha Rugova.
Policia u njoftua për ngjarjen menjëherë pas aksidentit. Rrethanat e sakta se si erdhi deri te përplasja ende nuk janë bërë të ditura.
Pushime të ndërprera, togje rezervë nga gjashtë qytete, patrulla para ambasadave dhe një ekip zjarrfikësish në parkingun e EULEX-it: plani operacional i Policisë së Kosovës për ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

